Kreu i Al Az’har thekson domosdoshmërinë e përballjes me Islamofobinë
(last modified Tue, 28 Feb 2017 18:14:31 GMT )
Shkurt 28, 2017 19:14 Europe/Tirane
  • Kreu i Al Az’har thekson domosdoshmërinë e përballjes me Islamofobinë

Kreu i Al Az’har në Egjipt theksoi domosdoshmërinë e përballjes së organeve fetare në botë me fenomenin e islamofobisë.

Ahmed Al-Tajeb në një fjalim të mbajtur në konferencën ndërkombëtare “ Liria dhe qytetërimi, larmia dhe plotësimi” tha se perëndimi ka për qëllim që fesë islame t’i ngjisë termin “radikalizëm”. Kreu i Al Az’har paralajmëroi se grupe radikale dhe ekstremiste mundohen të bëjnë komentime të gabuara rreth fesë me qëllim që të derdhin gjakun e njerëzve dhe shtoi se këto grupe me të tilla veprime pretendojnë se duan të përcaktojnë rrugën e drejtë të fesë. Vlen të theksohet së në konferencën e lartpërmendur në Kajro marrin pjesë përfaqësues nga 50 vende të botës.

Tags