Policia franceze bastis shtëpinë e Fillon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46174-policia_franceze_bastis_shtëpinë_e_fillon
Hetuesit francezë kanë kryer kontrolle në shtëpinë në Paris të kandidatit presidencial, François Fillon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 03, 2017 03:11 Europe/Tirane
  • Policia franceze bastis shtëpinë e Fillon

Hetuesit francezë kanë kryer kontrolle në shtëpinë në Paris të kandidatit presidencial, François Fillon.

Kontrolli erdhi si pjesë e një hetimi për një post të rremë pune për gruan e tij, që përbën një problem të madh për fushatën e tij. Fillon mohon akuzat dhe është përpjekur të ecë përpara në garën presidenciale, pavarësisht presionit në rritje. Ai ka thënë se është viktimë e një “vrasjeje” politike. Mediet franceze shkruajnë se bashkëshortja e tij është paguar 831.400 euro për disa vite, si asistente parlamentare e Fillon dhe pasuesit të tij, në mënyrë fiktive. Në fillim të fushatës, Fillon konsiderohej si favorit për të fituar postin e presidentit, por ky skandal i fundit duket se po i kushton shtrenjtë atij, të paktën siç tregojnë sondazhet.