Dhoma e Lordëve voton kundër Brexit
Qeveria britanike është mundur për herë të parë në debatin parlamentar mbi Brexit, siç njihet ndryshe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Dhoma e Lordëve ka aprovuar një amendament, me 358 vota pro dhe 256 kundër, përmes të cilit kërkon që të garantohen të drejtat e qytetarëve evropianë që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Topi kalon tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilës i takon fjala e fundit. Amendamenti i mundëson kryeministres Theresa May që të zyrtarizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës dhe të fillojë negociatat me Brukselin. Por dokumenti i miratuar nga lordët i kërkon qeverisë që të shpallë masat përkatëse brenda 3 muajsh nga fillimi i procesit të largimit nga BE-ja, për t’u garantuar të njëjtat të drejta qytetarëve të BE-së në Britani. Qeveria britanike insiston se dëshiron të ruajë këtë linjë, por ngul këmbë në faktin se më parë duhet të nisin negociatat. Por Dhoma e Përfaqësuesve një variant të mëparshëm që e hedh amendamentin, ndaj dhe vota e lordëve mund të zhvlerësohet. Kohë më parë, Anëtarët e Parlamentit britanik kanë votuar në masë për të lejuar nisjen e procesit të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, në votimin e fundit për projektligjin e Brexit. Projektligji u aprovua nga 494 vota pro kundrejt 122 kundër dhe tani topi kalon në Dhomën e Lordëve, që do të thotë fjalën e fundit. Sekretari për Ekonominë nga radhët e opozitës ishte një prej 52 deputetëve laburistë që sfidoi urdhërin e partisë për të mbështetur draftin dhe u largua nga ulësja në radhë të parë. Lewis, i cili më herët ishte i pavendosur nëse do të jepte mbështetjen e tij, njoftoi dorëheqjen në momentin kur deputetët filluan të votonin për herë të fundit. “Nuk mundem, që me vetëdijen time të votoj për diçka që besoj se do të dëmtojë qytetin të cilin unë kam detyrën dhe nderin të përfaqësoj”, tha Lewis. Ndërsa lideri Jeremy Corbyn tha se i kuptonte vështirësitë që votimi paraqiste për disa nga deputetët e tij, por ai theksoi se ata ishin urdhëruar që të mbështesnin nenin 50, pasi partia nuk do ta bllokonte ligjin. Kryeministrja Theresa May synon të nisë bisedimet për daljen nga BE në fund të marsit. Ajo do ta bëjë këtë duke u bazuar në nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, gjë që kërkonte votimin në Parlament. Ndërkaq, shumica e skocezëve mbështetën qëndrimin në BE gjatë referendumit të vitit të kaluar, ndërsa partia në pushtet “Partia Kombëtare Skoceze” (SNP), e cila humbi përpjekjen e parë për pavarësi në vitin 2014, ka bërë të ditur se do të zhvillohet një tjetër votim për këtë çështje, nëse pikëpamjet e tyre ndaj “Brexit”-it do të refuzohen në negociatat e ardhshme për divorc nga Brukseli. Një Skoci e pavarur nuk do të mund të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Kështu është shprehur kryeministrja britanike, Theresa May, gjatë kësaj të mërkure, pasi kohësh të tëra mosreagimi ndaj veprimeve të kryeministres skoceze Sturgeon që kërkon mbajtjen e një referendumi të dytë për shkëputje nga mbretëria ishullore. Parlamenti skocez refuzoi planet për “Brexit” nga May në një votim simbolik dhe jodetyrues. Ndërkaq, Ish-kryeministri laburist britanik, Tony Blair ka shkaktuar një debat të madh politik, duke i kërkuar dhe bërë thirrje kundërshtarëve të “Brexit” që të ngrihen në këmbë dhe të bindin votuesit e tyre, që të ndryshojnë mendim në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja. Edhe pse duket i pamundur si opsion, në një thirrje drejtuar deputetëve dhe lordëve britanikë pro-europianë, Blair ka kritikuar ashpër kryeministren aktuale Theresa May se po ndjek rrugën e “Brexit”-it me çdo kusht. Tony Blair, i cili është pro mbajtjes së një referendumi të dytë për këtë çështje, ka paralajmëruar se nëse gjërat nuk ndryshojnë, kjo mund të çojë në pavarësinë e Skocisë dhe largimin e saj nga Britania.