Rusia kritikon mediat perëndimore për censurimin e vrasjeve në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46216-rusia_kritikon_mediat_perëndimore_për_censurimin_e_vrasjeve_në_mosul
Ministria e punëve të jashtme e Rusisë ka kritikuar mediat perëndimore për censurimin e lajmeve në lidhje me vrasjet në Mosul të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 03, 2017 16:32 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon mediat perëndimore për censurimin e vrasjeve në Mosul

Ministria e punëve të jashtme e Rusisë ka kritikuar mediat perëndimore për censurimin e lajmeve në lidhje me vrasjet në Mosul të Irakut.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë, duke folur në lidhje me vrasjet e irakianve në Mosul të Irakut nga ana e forcave amerikane, ka deklaruar se mediat e mëdha të afërta me perëndimin dhe Amerikën, me censurimin e lajmeve, nuk publikojnë asnjë lajm në lidhje me këtë çështje. Zakharova ka theksuar se sulmet ajrore të koalicionit të udhëehuqr nga Amerika në Mosul në muajin janar 2017 janë shtuar për 27 % dhe gjatë kësaj periudhe, rreth 700 civilë janë vrarë si pasojë e këtyre sulmeve. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, duke kritikuar qasjen kontradiktore të mediave perëndimore në lidhje me situatën në Irak, posaçërisht heshtjen përballë vrasjeve të qytetarëve irakianë në Mosul si dhe luftën psikologjike të mediave nga koha kur kanë filluar operacionet e ushtrisë siriane për shtypjen e terroristëve, ka thënë se vrasjet e civilëve në Mosul nga ana e forcave amerikane mbeten të çështje të pazgjidhura, kurse pikërisht këto media në beteja tjera kanë pasur qasje krejtësisht të ndryshme.