Lavrov: Rusia do të rezistojë përball armiqve të Asadit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46246-lavrov_rusia_do_të_rezistojë_përball_armiqve_të_asadit
Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska nuk do të dorëzohet kurrë përball grupeve që përpiqen për rrëzimin e qeverisë së presidentit sirian Bashar Asad.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2017 04:08 Europe/Tirane
  • Lavrov: Rusia do të rezistojë përball armiqve të Asadit

Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska nuk do të dorëzohet kurrë përball grupeve që përpiqen për rrëzimin e qeverisë së presidentit sirian Bashar Asad.

Sipas agjencisë së lajmeve Itartas, Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë ruse, tha se Moska nuk do të lejojë disa grupe  dhe rryma të rrëzojnë qeverinë legjitime të Sirisë. Vlen të theksohet se kriza në Siri ka filluar pesë vite më parë me komplotet e disa vendeve perëndimore dhe rajonale ku si pasojë deri më tani janë vrarë të paktën 300 mijë persona dhe është shpërngulur nga shtëpitë e tyre rreth gjysma e popullsisë 23.5 milionëshe e Sirisë.