Amerika fshehurazi dërgon trupa në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46320-amerika_fshehurazi_dërgon_trupa_në_jemen
DAM (Pentagoni) në mënyrë të fshehtë përpiqet të dërgojë forca speciale në LM dhe Afrikën e Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2017 02:46 Europe/Tirane
  • Amerika fshehurazi dërgon trupa në Jemen

DAM (Pentagoni) në mënyrë të fshehtë përpiqet të dërgojë forca speciale në LM dhe Afrikën e Veriut.

Sipas Press TV, Pentagoni ka njoftuar për masa të reja që tregojnë se ushtria amerikane ka në plan të kryejë sulme të rënda në Jemen dhe në disa rajone tjera të Afrikës së Veriut. Ushtria amerikane në muajin janar 2017, ka kryer sulmin e parë tokësor në Jemen në dy vitet e fundit të luftës në Jemen. Amerika pos këtij sulmi tokësor në Jemen, ka shtuar edhe sulmet ajrore në javët e fundit. Presidenti amerikan Donald Trump personalisht ka autorizuar kryerjen e sulmeve në Jemen. Amerika është mbështetësi kryesor i Arabisë Saudite në sulmet kundër Jemenit dhe këtë gjë po e bën nën pretekstin e luftës kundër Al Kaedas.