Putin: Opozitarët sirianë janë optimist për negociatat e Astanasë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46340-putin_opozitarët_sirianë_janë_optimist_për_negociatat_e_astanasë
Presidenti i Rusisë ka deklaruar se opozitarët sirianë janë optimist për negociatat e Astanasë dhe shpresojnë që të organizohet një takim i ri në Astana në mes të muajt mars.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2017 08:02 Europe/Tirane
  • Putin: Opozitarët sirianë janë optimist për negociatat e Astanasë

Presidenti i Rusisë ka deklaruar se opozitarët sirianë janë optimist për negociatat e Astanasë dhe shpresojnë që të organizohet një takim i ri në Astana në mes të muajt mars.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Vladimir Putin në një kontakt telefonik me Nursulltan Nazarbajev, presidentin e Kazakistanit, deklaroi se grupet opozitare kanë vendosur që takimi i negociatave të Astanas të zhvillohet kah mesi i marsit. Presidenti i Kazakistanit me këtë rast ka deklaruar gatishmërinë e tij për organizimin e këtij takimi. Ndërkohë Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, të shtunën ka deklaruar se Rusia të arrijë marrëveshje me Amerikës apo të mos arrij, do ta vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit. Para kësaj një burim i informuar ka thënë se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka vendosur që të shtyjë nënshkrimin e një kontrate me Rusinë në lidhje me luftën e përbashkët kundër ISIS.