Holandezët protestojnë kundër deklaratave islamofobe
Me qindra qytetarë të Holandës janë ngritur në protesta kundër deklaratave islamofobe të Gert Wilders kreu i partisë së ekstremit të djathtë Liria.
Shumë banorë të Hollandës dhe mbështetës të të drejtave të njeriut në këtë vend, janë mbledhur përballë xhamisë së Amsterdamit ku shprehën shqetësimin e tyre ndaj veprimeve raciste që bëhen kundër myslimanëve. Wilders kreu i partisë radikale liria në Hollandë duke mbajtur qëndrimet të ashpra ndaj myslimanëve ka thënë se në rast se fiton zgjedhjet do të shkatërrojë të gjitha xhamitë dhe shkollat islame në Hollandë. Gert Wilders i hoqi dorezat në nisjen e fushatës së tij zgjedhore, me premtimin se do t’u vihet pas atyre që i cilësoi si “zhelanët marokenë”; njerëz, që siç u shpreh ai, po mbjellin pasiguri rrugëve të Holandës. Politikani i ekstremit të djathtë i kërkoi zgjedhësve të rimarrin në dorë vendin e tyre, duke votuar partinë e tij për liri, të pozicionuar hapur kundër emigrantëve dhe BE-së. Njeriu i përshkruar në mediat ndërkombëtare si “Trumpi i Holandës”, ai shpreson fort se rritja e popullzimit në rang global do ta katapultojë edhe atë drejt pushtetit në zgjedhjet parlamentare të 15 marsit. Zotimet për ndalimin e emigrantëve myslimanë, mbylljen e të gjitha xhamive dhe daljen nga Bashkimi Evropian përbëjnë boshtin e fushatës së tij zgjedhore.