Le Pen: Një luftë e ftohtë me Rusinë kërcënim për Evropën
Kryetarja e frontit kombëtar në Francë dhe kandidate për postin e presidentit ka deklaruar se një luftë e ftohtë me Rusinë do të ketë pasoja të rënda për Evropën.
Marine Le Pen tha se një luftë e ftohtë me Moskën dhe afrimi i Rusisë më Kinën mund të jetë kërcënim serioz për Evropën. Unë po ju them se cilët faktorë janë të rrezikshëm për Evropën. Një luftë e ftohtë me Rusinë dhe forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Kinës, ka thënë në fjalën e saj Marine Le Pen. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë ulur në minimum që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Shkak për tensionimin e marrëdhënieve është bërë kriza në Ukrainë dhe aneksimi i rajonit të Krimesë nga ana e Rusisë. Le Pen thuhet se do të arrijë përqindje të lartë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale por jo në raundin e dytë.