Marrëdhëniet SHBA-Kinë të varura nga natyra e marrëdhënieve Kinë-Rusi
Për herë të parë termi "Diplomacia trekëndëshe" është përdorur nga Henry A. Kissinger për të përshkruar marrëdhëniet midis Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit në fillim të viteve 1970. Në atë kohë kjo do të thoshte largim nga Bashkimi Sovjetik dhe afrim me Kinën.
Presidenti i atëhershëm amerikan Richard Nixon dhe këshilltari i tij Henry Kissinger "vendosën për të shfrytëzuar këtë rivalitet mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik për të fituar përparësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo politikë u bë e njohur si diplomaci trekëndëshe. Nga vitet 1970 Kina ka qenë në qendër të përkujdesjeve nga shtetarët amerikanë, ku SHBA raportet e mesipërme i ka hartuar në kuadër të politikave të tilla si 'The Global Trends (2030)', që paraqet një pasqyrë të shqetësimeve të ardhshme; në raportin e përmendur të rëndësishëm, e ardhmja e Kinës është parashikuar shumë e fuqishme dhe ekziston doemos nevoja për një përballje me një sfidë të madhe për SHBA, sepse sipas këtij raporti, Kina do të bëhet një fuqi e madhe që do ta tejkalojë SHBA. Fuqia e Kinës do të rritet në mënyrë të vazhdueshme më shpejt se sa pritej. Në lidhje me përhapjen e fuqisë dhe prezencës kineze në shumë vende deri më 2030, padyshim do të jenë të pritshme një varg çështjesh dhe sfidat midis SHBA dhe Kinës. Rreziku i SHBA nga Kina kryesisht do të jetë në Amerikën e Veriut dhe Evropë, për shkak të PBB-së. Kina do të ketë ekonominë më të madhe, duke tejkaluar atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pak vite para 2030. Atëherë në kuadër të këtij zhvillimi, do të jetë shumë i rëndësishëm zhvillimi i tregtisë global, aspektit politik dhe të sigurisë në Azi-Paqësorin. Në vitet në vijim Kina pritet të shfaq një kundërshtim të ashpër kundër SHBA, duke zhvilluar forcën e saj edhe në aspektin teknologjik dhe kontrollimin e hapësirë kibernetike. Në këtë rast, ekzistojnë dy mundësi për SHBA, njëra është vazhdimi i konkurrencës me Kinën dhe tjera bashkëpunimi me të. Në një artikull të botuar kohëve të fundit nga Ministria e jashtme e Kinës, thuhet se marrëdhëniet e mira mes Kinës dhe Rusisë do të ndikojnë një krijimin e një aleance të fuqishme anti-perëndimore. Sipas këtij artikulli, marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë përpos se janë të shëndetshme, ato paraqesin edhe një kompleksitet dhe guxim të thellë. Zhvillimet dhe ndryshimet e ndodhura në rrafshin ndërkombëtar që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kanë sjellë këto dy vende më afër njëri-tjetrit. Realiteti i marrëdhënieve kino-ruse është saktësisht i njëjtë me natyrën e botës së ndërlidhur ekonomike të shekullit 21; gjë që nuk ndodh në marrëdhëniet SHBA- Kinë. Sot Kina dhe Rusia janë të ndërlidhura në shumë aspekte njëra me tjetrën dhe sipas raportit të Ministrisë së jashtme kineze, Kina u bë partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe vetëm në vitin 2014, investimet e Kinës në Rusi janë rritur me 80 %. Në përputhje me atë që u tha më lartë, është e nevojshme të përmendet pavarësisht se niveli i ndërlidhjes mes Rusisë dhe Kinës përkatësisht relacioni i tyre i energjisë ka qenë i mbushur me "dyshime reciproke, shqetësimet dhe infrastrukturë joadekuate të transportit, si dhe konkurrencë për ndikim në Euroazi. Në të ardhmen kjo vazhdimësi e raporteve të mira mes Kinës dhe Rusisë do të paraqes një problem tejet të madh për SHBA, duke pasur parasysh edhe faktin se me ardhjen në presidencë të Donald Trump, SHBA kanë filluar të zbehin marrëdhëniet e tyre me Evropën. Megjithëkëtë vlen të theksohet se SHBA dhe Kina janë të pajisur me disa mjete kundër njëri-tjetrit dhe pika kryesore është që interesat Kinë-SHBA janë në një hekurudhë të përbashkët; një mënyrë e qëndrueshme, kështu që nuk do të ketë nevojë për më shumë përleshje.