Francë, mijëra vetë në shesh për Fillon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46452-francë_mijëra_vetë_në_shesh_për_fillon
Gara e tij për presidencën është vënë në dyshim për shkak të një hetimi kriminal, por mbështetja e mijëra njerëzve i dha hov të ri kandidatit të republikanëve Fransua Fillon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2017 18:54 Europe/Tirane
  • Francë, mijëra vetë në shesh për Fillon

Gara e tij për presidencën është vënë në dyshim për shkak të një hetimi kriminal, por mbështetja e mijëra njerëzve i dha hov të ri kandidatit të republikanëve Fransua Fillon.

Në një fjalim përpara mijëra përkrahësve, shumica e të cilëve me flamujt tringjyrësh në duar, Fillon u kërkoi atyre të mos rreshtnin së luftuari, pasi shumë shpejt do të çlirohej nga akuzat se kishte paguar gruan dhe fëmijët, për punë fiktive.“Ata mendojnë se unë jam i vetëm, ata duan që unë të jem ashtu. Por a jemi të vetëm ne? Ju falënderoj shumë për praninë tuaj këtu”, tha Fillon para mbështetësveManifestimi konsiderohet një test kyç për popullaritetin e Fillon, në një kohë kur po shtohen thirrjet për tërheqjen e tij nga gara. Madje pak para tubimit, Christian Estrosi, aleat i ngushtë i ish presidentit Nikolas Sarkozi tha për një televizion se zyrtarët e lartë republikanë do të propozonin një kandidat tjetër gjatë orëve në vazhdim. Megjithatë ai theksoi nevojën për të mos e turpëruar Fillon, e për ti mundësuar atij një largim dinjitoz. Por gjatë fjalimit të së dielës, kandidati i republikanëve tha se në fund do të ishin akuzuesit e tij që do të ndiheshin të turpëruar. Megjithatë e pranoi se punësimi i bashkëshortes kishte qenë një gabim. Me organizimin e një manifestimi të tillë, Fillon arriti të provojë se ai dhe platforma e tij politike gëzojnë mbështetje të konsiderueshme mes votuesve të së djathtës, dhe se ai mund ti tejkalojë sfidat.