Sllovenia mbetet e gatshme për të pritur Trumpin e Putinin
Mars 06, 2017 18:55 Europe/Tirane
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se ftesa e tij për të mirëpritur një samit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, vlen ende, me gjithë zërat se Kremlini ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
Pahor, në një intervistë për agjencinë The Associated Press, tha se "tradita" e takimit të parë midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Slloveni nuk duhet të hidhet poshtë dhe se Sllovenia është po ashtu vendlindja e gruas se Trump. Në qershor të vitit 2001, presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, ka takuar për herë të parë Putinin në Slloveni, për të diskutuar mundësinë e kompromisit për planet e mbrojtjes raketore të SHBA-së.
Tags