Në Bruksel organizohet konferenca e donatorëve për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46474-në_bruksel_organizohet_konferenca_e_donatorëve_për_sirinë
Shefja e diplomacisë evropiane njoftoi se në Bruksel do të organizohet konferenca e donatorëve për Sirinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 07, 2017 05:12 Europe/Tirane
  • Në Bruksel organizohet konferenca e donatorëve për Sirinë

Shefja e diplomacisë evropiane njoftoi se në Bruksel do të organizohet konferenca e donatorëve për Sirinë.

Kjo konferencë është emëruar “ Mbështetja për të ardhmen e Sirisë dhe të rajonit” dhe organizohet nën kryesinë e OKB dhe qeverive të Gjermanisë, Kuvajtit, Norvegjisë, Katarit dhe Anglisë. Federika Mogherini tha se BE përveçse mbështet Bashkësinë Ndërkombëtare në mbështetje të sirianëve brenda dhe jashtë vendit, mbështet edhe ndërmjetësimin e OKB dhe të përfaqësuesit të saj Stefan De Mistura në procesin e negociatave të paqes në Gjenevë. Konferenca e donatorëve për Sirinë organizohet në kohën kur ky vend prej vitit 2011 përballet me grupet terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre si Anglia, Katari dhe Turqia të cilët kanë për objektiv të rrëzojnë presidentin Bashar Asad nga pushteti në Siri.