Qëllimi i vizitës së Erdogan në Moskë
Rexhep Taip Erdogan më 9 mars do të zhvillojë një vizitë në Moskë për tu takuar me presidentin Vladimir Putin.
Sipas një njoftimi të Pars Today, presidentët e Turqisë dhe Rusisë do të diskutojnë për bashkëpunimet ekonomike, heqjen e sanksioneve kundër Ankarasë, zhvillimet në Siri dhe mundësinë e blerjes së raketave ruse S-400 nga ana e Turqisë. Presidenti Erdogan gjatë vizitës së tij në Moskë do të marrë pjesë në takimin e këshillit të bashkëpunimit ekonomik Rusi-Turqi. Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Rusi është zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike bilaterale. Përveç kësaj krerët e të dy vendeve do të analizojnë edhe zhvillimet në rajon dhe sidomos situatën në Siri. Autoritet e Ankarasë presin nga Moska që të heqë pengesat dhe bojkotin e vendosur ndaj mallrave turke, si dhe heqjen e vizave për shtetasit turq. Këto masa iu vunë Turqisë pas aksidentit të rrëzimit të avionit rus nga ana e forcave turke. Ndërkohë Vladimir Avatokov, drejtor i qendrës hulumtues për Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Moskë ka thënë se qendër e bisedimeve mes presidentëve Putin dhe Erdogan do të jetë situata dhe zhvillimet në Siri. Turqia është e interesuar që të krijojë një sistem të fuqishëm raketor dhe të luajë rol kyç në zhvillimet e rajonit. Për të luajtur këtë rol Turqia ka nevojë për një ushtri të fuqishme, edhe pse për momentin Turqia nuk ka burimet e mjaftueshme financiare për të arritur forcuar sistemin mbrojtës anti-ajror.