Skandal për kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46630-skandal_për_kandidaten_e_ekstremit_të_djathtë_marine_le_pen
Sondazhi më i fundit i zhvilluar në Francë në lidhje me fituesin në zgjedhjet presidenciale të Francës, për herë të parë ka rezultuar se kandidati për president të Francës Emmanuel Macron do t'a mposhtë në raundin e parë konkurrentet e tij nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen në zgjedhjet që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2017 09:30 Europe/Tirane
  • Skandal për kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen

Sondazhi më i fundit i zhvilluar në Francë në lidhje me fituesin në zgjedhjet presidenciale të Francës, për herë të parë ka rezultuar se kandidati për president të Francës Emmanuel Macron do t'a mposhtë në raundin e parë konkurrentet e tij nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen në zgjedhjet që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Sondazhi i zhvilluar nga Harris Interactive të enjten, zbuloi se Macron, ish ministër i ekonomisë së Francës, do të fitojë 26 % të votave, kurse Le Pen 25 %. Në këtë sondazh po ashtu ëshët paraparë edhe zhvillimi i raundit të balotazhit mes këtyre dy kandidatëve, ku Macron do të fitonte 65 % në krahasim me Le Pen 35 % të votave. Macron synon që në krye të qeverisë franceze të propozojë një grua. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të zhvillohen më 23 prill të këtij viti. Kryetarja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, ka vijuar me axhendën e saj duke deklaruar se politika e jashtme e Francës duhet t’iu shërbejë interesave kombëtare të vendit. “Për aktivitete politike apo diplomatike, interesat kombëtare janë udhërrëfyesi ynë i vetëm”, tha Le Pen para gazetarëve në Paris, duke vënë si prioritete dy parime në politikat e jashtme: pavarësinë dhe ekuilibrin.  Avokatja 49 vjeçare nuk ka harruar të përsërisë këndvështrimet e saj anti evropiane dhe anti globalizimit. “Dua ta bëj të qartë se Bashkimi Evropian nuk është Evropa. Ky është kthim prapa i historisë. Bashkimi Evropian e ka lënë Francën papa bote. Unë jam vërtetë e kënaqur që evropianët i kanë hapur sytë dhe kanë kundërshtuar Bashkimin evropian”, tha ajo. Teksa data e zgjedhjeve afron, Le Pen ka shënuar rritje në sondazhe. Sipas atyrë të zhvilluara këto ditët e fundit, La Pen jo vetëm që rezulton fituese e raundit të parë të zgjedhjeve më 23 prill, por ka rritur mjaftueshëm shanset edhe për të raundin e dytë më 7 maj.