Kundërshtimet e Polonisë nuk pengojnë rizgjedhjen e Tusk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46650-kundërshtimet_e_polonisë_nuk_pengojnë_rizgjedhjen_e_tusk
Udhëheqësit e Bashkimit Europian besuan edhe për një tjetër mandat në krye të Këshillit Europian, Donald Tusk.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 09, 2017 14:48 Europe/Tirane
  • Kundërshtimet e Polonisë nuk pengojnë rizgjedhjen e Tusk

Udhëheqësit e Bashkimit Europian besuan edhe për një tjetër mandat në krye të Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ish-kryeministri polak mori 27 vota mbështetëse për të vijuar edhe 2 vite e gjysmë në krye të Unionit. Habia më e madhe ishte se në këtë proces, Tusk është kundërshtuar më fort nga vendi i tij. Qeveria polake nuk ishte dakord me zgjatjen e mandatit për të, duke e akuzuar se ka shkelur kompetencat duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve anëtare. Ministri i Jashtëm Vitold Vashikovski tha se  Polonia do të “bëjë gjithçka” për të parandaluar një votim mbi këtë çështje. Partia Ligj dhe Drejtësi kundërshton zotin Tusk, i cili ka shërbyer si kryeministër i vendin nën ngjyrat e një partie tjetër rivale. Opinionistët dhe gazetarë të ndryshëm thonë se kjo armiqësi brenda bashkatdhetarëve është tejet e pazakontë në politikën e BE. Me këtë rizgjedhje, Donald Tusk pritet luajë një rol të rëndësishëm në bisedimet për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE.