Gjermania e shqetësuar nga gara e armatimit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46660-gjermania_e_shqetësuar_nga_gara_e_armatimit_në_evropë
Ministri i jashtëm gjerman në takimin e zhvilluar sot me homologun e tij rus në Moskë, shprehu shqetësimin për fillimin e një gare të re armatimi në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 09, 2017 15:54 Europe/Tirane
  • Gjermania e shqetësuar nga gara e armatimit në Evropë

Ministri i jashtëm gjerman në takimin e zhvilluar sot me homologun e tij rus në Moskë, shprehu shqetësimin për fillimin e një gare të re armatimi në Evropë.

Sigmar Gabriel në takimin me Sergei Lavrov deklaroi se Gjermania nuk përkrah rivalitetet ushtarake mes Perëndimit dhe Rusisë në kontinentin evropian dhe është e mendimit se ky rivalitet do të krijojë tensione të reja për të gjithë popujt evropianë dhe do të nxisë një luftë të re të ftohtë në Evropë. Shefi i diplomacisë gjermane gjatë vizitës në Moskë tha se Gjermania e ka vërtetuar se është një partner i sigurt i Rusisë dhe është e gatshme të bëjë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus tha se Moska nuk dëshiron politika konfliktuale me Perëndimin, por nuk do të lejojë që të preken interesat ruse në Ukrainë dhe në vende të tjera të Evropës lindore.