Sulm në stacionin e trenit në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46684-sulm_në_stacionin_e_trenit_në_gjermani
Disa persona kanë mbetur të plagosur në një stacion treni në Dusseldorf. Raportet paraprake thonë se një person i armatosur me një sëpatë ka qëlluar në drejtim të pasagjerëve që ndodheshin në stacionin e trenit, duke plagosur pesë prej tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2017 03:26 Europe/Tirane
  • Sulm në stacionin e trenit në Gjermani

Disa persona kanë mbetur të plagosur në një stacion treni në Dusseldorf. Raportet paraprake thonë se një person i armatosur me një sëpatë ka qëlluar në drejtim të pasagjerëve që ndodheshin në stacionin e trenit, duke plagosur pesë prej tyre.

 Një prani e madhe policësh është parë në zonë, ndërsa raportohet se dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes janë arrestuar sipas gazetës gjermane Bild. Gazeta Bild shkruan se stacioni i trenit është evakuuar plotësisht ndërsa qarkullimi është ndaluar. Forcat speciale të shoqëruara edhe me helikopterë po mbajnë zonën nën kontroll. Dëshmitarët okularë thanë se “sapo treni mbërriti, dikush u hodh në sulm me një sëpatë duke goditur njerëzit. Kudo kishte gjak”. Në vendngjarje shkuan edhe shumë ambulanca. Policia nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth të dyshuarit apo motivet e tij të mundshme. Gjermania mbetet në një gjendje të lartë gatishmërie, pas një serie sulmesh terroriste gjatë 12 muajve të fundit. Këto përfshihet edhe sulmi i tmerrshëm në një treg Krishtlindjesh në Berlin në dhjetor ku u vranë 12 persona. Nga një sulm tjetër me kamion, 48 persona mbetën të plagosur.