Britania e gatshme për fillimin e negociatave për Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46688-britania_e_gatshme_për_fillimin_e_negociatave_për_brexit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka deklaruar gatishmërinë e vendit të saj për fillimin e negociatave për daljen nga Bashkimi Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2017 04:24 Europe/Tirane
  • Britania e gatshme për fillimin e negociatave për Brexit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka deklaruar gatishmërinë e vendit të saj për fillimin e negociatave për daljen nga Bashkimi Evropian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe, të enjten gjatë takimit të krerëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, deklaroi se Londra deri në fund të muajit mars do t'i fillojë negociatat për Brexitin. Kryeministrja e Anglisë shtoi se tani ka ardhur koha që Anglia të ndahet nga Bashkimi Evropian dhe ky vend të veprojë në mënyrë të pavarur.