Putin: Marrëdhëniet me Turqinë janë përmirësuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46726-putin_marrëdhëniet_me_turqinë_janë_përmirësuar
Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Turqisë janë përmirësuar shpejt dhe Moska është e lumtur për një gjë të tillë, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit në Moskë me homologun turk, Rechep Taip Erdogan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2017 16:09 Europe/Tirane
  • Putin: Marrëdhëniet me Turqinë janë përmirësuar

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Turqisë janë përmirësuar shpejt dhe Moska është e lumtur për një gjë të tillë, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit në Moskë me homologun turk, Rechep Taip Erdogan.

“Jemi të lumtur që marrëdhëniet tona ndërshtetërore janë duke u përmirësuar shpjet. Takimi jonë i fundit, i këtij formati ishte shumë kohë më parë, nese nuk gaboj më 2014. Por shumë ngjarje kanë ndodhur që atëherë. Ne jemi duke punuar që të sigurohemi që marrëdhëniet ruso-turke të arrijnë në nivel të kënaqshëm. Ne gjithashtu po punojmë në zgjidhjen e krizave botërore, në rend të parë, të krizës në Siri”, ka thënë Putin. Takimi mes Putinit dhe Erdoganit, temë qendrore ka situatën në Siri. Rusia dhe Turqia mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian. “Jam i lumtur të them se ushtritë dhe forcat tona speciale kanë ndërtura kontakte të afërta dhe efektive”, ka thënë Putin, duke shtuar se dy palët janë duke punuar për të zgjidhur krizën siriane. Erdogan, gjatë takimit me Putinin, përveç çështjes të Sirisë, do të flas edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike në mes vendeve, si dhe përpjekjet e të dyja shteteve për të luftuar terrorizmin.