Takimi i BQE dhe paralajmërimet e saj
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46748-takimi_i_bqe_dhe_paralajmërimet_e_saj
Banka Qendrore e Evropës në përfundimin të takimit të së enjtes në Frankfurt, mori vendim për mos ndryshimin e normave të interesit. Megjithatë Mario Dragi, kreu i BQE shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton për kryerjen e reformave themelore në politikat monetare të kësaj banke.
(last modified 2026-03-01T06:27:53+00:00 )
Mars 11, 2017 06:42 Europe/Tirane
  • Takimi i BQE dhe paralajmërimet e saj

Banka Qendrore e Evropës në përfundimin të takimit të së enjtes në Frankfurt, mori vendim për mos ndryshimin e normave të interesit. Megjithatë Mario Dragi, kreu i BQE shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton për kryerjen e reformave themelore në politikat monetare të kësaj banke.

Dragi gjithashtu ka paralajmëruar për një perspektivë jo të mirë të BE në rast se në vendet anëtare vijnë në pushtet partitë e ekstremit të djathtë sidomos gjatë zgjedhjeve të 2017-ës në Francë dhe në Hollandë. Kreu i BQE ndër të tjera vuri në dukje se refundimi pozitiv i anglezëve për largimin e Anglisë nga BE dhe zgjedhja e presidentit të ri në Amerikë kanë dërguar mesazhe negative për BE. Mario Dragi ka thënë se në rast se në vendet e BE vijnë në pushtet partitë e ekstremit të djathtë të cilët kanë si objektiv kryesor largimin e tyre nga eurozona dhe rikthimin e monedhës kombëtare, kjo do të thotë shkatërrim i eurozonës dhe më pas i vetë BE. Sic tha kreu i BQE, monedha e përbashkët euro është kushti kryesor i tregut të përbashkët evropian, treg nga i cili kanë përfituar të gjitha vendet. Për këtë arsye shkatërrimi i tregut të përbashkët evropian do të thotë dëme të rënda për vendet evropiane. Paralajmërimet e bëra nga kreu i BQE kanë ardhur si rezultat i shqetësimeve të lindura nga mundësia e fitores së partive të ekstremit të djathtë në vendet evropiane si në Hollandë, Francë dhe Gjermani dhe i përkeqësimit të situatës aktuale politike në BE. Për momentin udhëheqësit e Bashkimit Evropian besuan edhe për një tjetër mandat në krye të Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ish-kryeministri polak mori 27 vota mbështetëse për të vijuar edhe 2 vite e gjysmë në krye të Unionit. “Mirënjohës për besimin dhe vlerësimin pozitiv. Do të bëj më të mirën për një Bashkim Evropian më të mirë”, ishte reagimi i parë i Tusk përmes rrjeteve sociale. Me këtë rizgjedhje, Donald Tusk pritet luajë një rol të rëndësishëm në bisedimet për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE. Habia më e madhe ishte se në këtë proces, Tusk është kundërshtuar më fort nga vendi i tij. Qeveria polake nuk ishte dakord me zgjatjen e mandatit për të, duke e akuzuar se ka shkelur kompetencat duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve anëtare. Qeveria polake paralajmëroi partnerët evropianë se nuk do të pranojë një Evropë me shpejtësi të ndryshme, duke kërcënuar që të thellojë tensionet në samitin e Brukselit. Kryeministrja polake Beata Szydlo akuzoi presidentin francez Francois Hollande se po përpiqet t’i bëjë shantazh Polonisë, në kuadër të debatit të hidhur për liderin e BE, Donald Tusk. Analistët thonë se ka mjaft mbështetje për idenë që anëtarët e BE të lëvizin me shpejtësi të ndryshme dhe vende si Gjermania, Franca e Italia e mbështesin këtë, por Polonia është plotësisht kundër. Varshava zyrtare dhe fqinjët e saj ish-komunistë druhen se do të mbesin pas, nëse partnerët e tyre më të fortë integrohen në më shumë fusha, sidomos në Eurozonë. Polonia është përfituesi më i madh i fondeve të BE dhe në vitin 2015 mori 13,4 miliard euro nga unioni.