Evropianët kundër referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46756-evropianët_kundër_referendumit_për_ndryshimin_e_kushtetutës_së_turqisë
Disa mitingje që ishin paraparë të organizohen të premten në Zvicër dhe Austri për të propaganduar pro organizimit të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, janë anuluar dhe njëkohësisht me këtë kryebashkiaku i Roterdamit të Holandës ka deklaruar se ministri i punëve të jashtme të Turqisë të shtunën gjatë vizitës që do ta zhvillojë në këtë vend, nuk do të lejohet të propagandojë në lidhje me këtë çështje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2017 04:36 Europe/Tirane
  • Evropianët kundër referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë

Disa mitingje që ishin paraparë të organizohen të premten në Zvicër dhe Austri për të propaganduar pro organizimit të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, janë anuluar dhe njëkohësisht me këtë kryebashkiaku i Roterdamit të Holandës ka deklaruar se ministri i punëve të jashtme të Turqisë të shtunën gjatë vizitës që do ta zhvillojë në këtë vend, nuk do të lejohet të propagandojë në lidhje me këtë çështje.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Ahmed Abutalib, kryebashkiaku i Roterdamit të Holandës, në lidhje me këtë çështje theksoi: "Ministri i jashtëm i Turqisë ka imunitet diplomatik dhe ndaj tij do të tregohet sjellje me respekt, mirëpo ne kemi detyrë që të mos lejojmë kryerjen e disa veprimeve në ambientet publike". Referendumi për ndryshimin e 18 neneve të Kushtetutës së Turqisë për kalimin e nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial të Turqisë, organizohet më 16 prill të këtij viti.