Protesta në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46794-protesta_në_greqi
Rreth 2000 fermerë nga Kreta protestuan në qendër të Athinës kundër politikave qeveritare në sektorin e bujqësisë. Protestuesit mbërritën në Portin e Pireut gjatë orëve të mëngjesit dhe në vazhdim marshuan drejt Ministrisë së Bujqësisë në sheshin “Vathis”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2017 16:30 Europe/Tirane
  • Protesta në Greqi

Rreth 2000 fermerë nga Kreta protestuan në qendër të Athinës kundër politikave qeveritare në sektorin e bujqësisë. Protestuesit mbërritën në Portin e Pireut gjatë orëve të mëngjesit dhe në vazhdim marshuan drejt Ministrisë së Bujqësisë në sheshin “Vathis”.

Pak para godinës së Ministrisë së Bujqësisë, policia  bllokoi turmën, duke shkaktuar zemërimin e fermerëve, të cilët qëlluan me gurë kundër forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës. Përballja vazhdoi për disa minuta. Në përkrahje të fermerëve janë rreshtuar edhe punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët paralajmëruan se i bashkohen protestës në shenjë solidariteti që prej orës 10 të paradites dhe për 24 orët në vazhdim. Sindikata e Fermerëve njoftoi më herët se protesta do të zhvendoset në sheshin “Sindagma”, ku mijëra fermerë do të protestojnë jashtë Parlamentit kundër politikave të shtrënguara të qeverisë Tsipras në sektorin e bujqësisë.