Turqia mbyll ambasadën e Holandës dhe dëbon ambasadorin holandez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46830-turqia_mbyll_ambasadën_e_holandës_dhe_dëbon_ambasadorin_holandez
Ashpërsohen raportet mes Turqisë dhe Holandës, pasi Ministria e Jashtme e Turqisë, si kundërpërgjigje për pengimin e ministrave turq që të marrin pjesë në tubime me qytetarë në Holandë, i ka kërkuar ambasadorit holandez që të mos kthehet për një kohë në Holandë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2017 04:02 Europe/Tirane
  • Turqia mbyll ambasadën e Holandës dhe dëbon ambasadorin holandez

Ashpërsohen raportet mes Turqisë dhe Holandës, pasi Ministria e Jashtme e Turqisë, si kundërpërgjigje për pengimin e ministrave turq që të marrin pjesë në tubime me qytetarë në Holandë, i ka kërkuar ambasadorit holandez që të mos kthehet për një kohë në Holandë.

"Njoftojmë se nuk dëshirojmë që të kthehet për një periudhë në detyrën e tij ambasadori i Holandës, i cili ende ndodhet me leje jashtë Turqisë", thuhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë. Gjithashtu burimet informative kanë bërë të ditur se autoritetet turke e kanë rrethuar ambasadën dhe konsullatën holandeze. Turqia e ka mbyllur edhe rezidencën e ambasadorit holandez, zyrën ndërlidhëse dhe konsullatën e përgjithshme. Më herët, ministrja turke për familjen, Fatma Betul Sayan Kaya, është bllokuar nga policia holandeze që të hyjë në konsullatën turke në Roterdam. Agjencia e lajmeve ISNA ka njoftuar se autoritetet e qeverisë turke kanë theksuar se ky veprim i Holandës do të ketë pasoja të tmerrshme në fushat diplomatike, politike, ekonomike dhe të tjera.