4 të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46906-4_të_plagosur_nga_një_sulm_me_thikë_në_gjermani
Mediat gjermane njoftuan plagosjen e 4 personave pas një sulmi me thikë të një 29 vjeçari në qytetin Franktal në jugperëndim të Gjermanisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2017 03:31 Europe/Tirane
  • 4 të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

Mediat gjermane njoftuan plagosjen e 4 personave pas një sulmi me thikë të një 29 vjeçari në qytetin Franktal në jugperëndim të Gjermanisë.

Deri tani nuk është bërë i ditur shkaku i këtij sulmi. Pak ditë më parë disa persona kanë mbetur të plagosur në një stacion treni në Dusseldorf. Një person i armatosur me një sëpatë ka qëlluar në drejtim të pasagjerëve që ndodheshin në stacionin e trenit, duke plagosur nëntë prej tyre. Një prani e madhe policësh është parë në zonë, ndërsa raportohet se dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes janë arrestuar sipas gazetës gjermane Bild. Gazeta Bild shkruan se stacioni i trenit është evakuuar plotësisht ndërsa qarkullimi është ndaluar. Forcat speciale të shoqëruara edhe me helikopterë kanë mbajtur zonën nën kontroll. Dëshmitarët okularë thanë se “sapo treni mbërriti, dikush u hodh në sulm me një sëpatë duke goditur njerëzit”. Në vendngjarje shkuan edhe shumë ambulanca. Policia nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth të dyshuarit apo motivet e tij të mundshme. Gjermania mbetet në një gjendje të lartë gatishmërie, pas një serie sulmesh terroriste gjatë 12 muajve të fundit. Këtu përfshihet edhe sulmi i tmerrshëm në një treg Krishtlindjesh në Berlin në dhjetor ku u vranë 12 persona. Nga një sulm tjetër me kamion, 48 persona mbetën të plagosur.