Kryeministri i Hollandës: Turqia duhet të kërkojë të falur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46910-kryeministri_i_hollandës_turqia_duhet_të_kërkojë_të_falur
Kryeministri i Hollandës ka kërkuar nga Turqia që të kërkojë të falur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2017 03:31 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Hollandës: Turqia duhet të kërkojë të falur

Kryeministri i Hollandës ka kërkuar nga Turqia që të kërkojë të falur.

Mark Ruta, kryeministër i Hollandës tha se qeveria e tij nuk do të kërkojë të falur për largimin e një prej ministrave turq nga Hollanda dhe tha se është qeveria turke ajo që duhet të kërkojë të falur. Tensionohet marrëdhënia Turqi-Holandë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar Holandën se do të paguajë çmim për këtë sjellje të patolerueshme ndërsa ka akuzuar perëndimin për shfaqje të islamofobisë. Deklarata e ashpër vjen pas ndalimit të Ministres turke dhe kthimin e saj në Gjermani, ndërsa në të njëjtën ditë u ndalua të hynte në Roterdam edhe Ministri i Jashtëm turk, i cili do të merrte pjesë në një miting që do të mbahej në Vendin e Ulët. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka reaguar pas dëbimit të Ministres turke nga Holanda, duke deklaruar se Holanda do të paguajë çmimin për këtë incident diplomatik, ndërsa ka akuzuar Perëndimin për shfaqje të islamofobisë. Deklaratat Erdogan i bëri gjatë një mitingu të mbajtur në Stamboll për çështjen e referendumit për fuqizimin e kompetencave të Presidentit turk. Ndërkohë për dëbimin e Ministres turke reagoi dhe kryeministri Binali Yildirim, i cili në të njëjtën linjë me Presidentin, tha se Turqia do të hakmerret me ‘mënyra të ashpra’, duke e cilësuar sjelljen e Holandës të papranueshme.