Shtëpia e Bardhë edhe një herë pretendon për manipulime në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46972-shtëpia_e_bardhë_edhe_një_herë_pretendon_për_manipulime_në_zgjedhje
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë edhe një herë ka parashtruar pretendimin e presidentit amerikan Donald Trump për manipulime gjatë procesit zgjedhor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë edhe një herë pretendon për manipulime në zgjedhje

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë edhe një herë ka parashtruar pretendimin e presidentit amerikan Donald Trump për manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Sean Spicer, në një konferencë për shtyp ka thënë së Donald Trump presidenti i Amerikës është i mendimit se gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 janë kryer manipulime dhe rreth 3 milion shtetas amerikanë kanë votuar në formë të jashtëligjshme. Donald Trump në një mesazh në Twitter ka deklaruar se gjatë fushatës elektorale ndaj Kullës Trump janë kryer përgjime telefonike. Spicer vuri në dukje se komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Senatit është duke analizuar këtë çështje për të cilën do të nxjerrë edhe një raport. Kohët e fundit mediat amerikane kanë raportuar se përgjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 janë shfrytëzuar sistemet e ndryshme të infiltrimit të informacioneve.