Turqia pezullon marrëdhëniet diplomatike me Holandën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46976-turqia_pezullon_marrëdhëniet_diplomatike_me_holandën
Turqia do t'i pezullojë marrëdhëniet diplomatike në nivel të lartë me Holandën pasi autoritetet holandeze nuk lejuan mbajtjen e fjalimeve të ministrave turq në mitingjet e shtetasve turq me qëndrim në Holandë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2017 03:54 Europe/Tirane
  • Turqia pezullon marrëdhëniet diplomatike me Holandën

Turqia do t'i pezullojë marrëdhëniet diplomatike në nivel të lartë me Holandën pasi autoritetet holandeze nuk lejuan mbajtjen e fjalimeve të ministrave turq në mitingjet e shtetasve turq me qëndrim në Holandë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ankara gjithashtu ka deklaruar se deri në kohën kur qeveria e Holandës nuk krijon kushtet për zgjedhjen e tensioneve të krijuara, Ankaraja nuk do të lejojë kthimin e ambasadorit të Holandës në Turqi. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në reagim ndaj veprimit të autoriteteve të Holandës dhe Gjermanisë për të ndaluar ministrat turq të marrin pjesë në mitingjet e turqve në këto vende, i ka quajtur fashiste qeveritë e këtyre vendeve dhe ka theksuar se këto dy vende do të paguajnë çmim të lartë për këto veprime. Ndërkohë, Noman Kurtulmush, zv/kryeministri i Turqisë, ka deklaruar se Ankara mund të bëjë rishikim në marrëveshjen me Bashkimin Evropian në lidhje me ndaljen e fluksit të emigrantëve nga brigjet e Turqisë në drejtim të vendeve evropiane. "Ne nuk lejojmë të ulen në Turqi avionët që transportojnë diplomatët holandezë ose të shkelin hapësirën ajrore të këtij vendi",- theksoi Noman Kurtulmush, zv/kryeministri i Turqisë.