Vazhdon armiqësia e Trump me mediat
Transmetuesi publik i Tanzanisë TBC, ka pezulluar nëntë punëtorë nga puna, pas publikimit të një reportazhi të rrejshëm ku thuhej se presidenti amerikan Donald Trump, ka vlerësuar punën e presidentit John Magufuli.
Artikulli u shfaq në një faqe internetit të quajtur Fox Channel. Historia, e cila u transmetua javën e kaluar, thoshte se Trump e ka quajtur Magufulin një “hero afrikan” në krahasim me udhëheqësit e tjerë të cilët janë “duke bërë asgjë”. Përmes një deklarate, TBC tha se nuk ishin ndjekur procedurat editoriale. Drejtori i Përgjithshëm i transmetuesit publik TBC, Ayub Chacha, tha se stacioni do të duhej ta verifikonte informacionin para transmetimit. Nga ana tjetër, mediat raportojnë se autoritetet amerikane së shpejti do të ngrenë padi penale kundër katër personave, tre prej të cilëve nga Rusia, në lidhje me sulmet masive kibernetike ndaj kompanisë Yahoo. Agjencia Retuers dhe Bloomberg, duke cituar zyrtarë anonim, thonë se Departamenti i drejtësisë i SHBA-së, ka njoftuar se padia mund të bëhet më 15 mars. Personat e akuzuar jetojnë në Rusia dhe Kanada. Yahoo ka thënë në shtator se i janë vjedhur të dhënat e më shumë se 500 milionë përdoruesve gjatë hakimit të kryer përgjatë vitit 2014. Në dhjetor, kompania ka pranuar se një sulm kibernetik i vitit 2013, ka prekur më shumë se një milion përdorues.