Donald Tusk paralajmëron mbi bisedimet e Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47096-donald_tusk_paralajmëron_mbi_bisedimet_e_brexit
Kreu i Këshillit të Evropës ka paralajmëruar mbi çdo lloj kërcënimi dhe moskoordinimi në procesin e largimit të Britanisë nga BE.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2017 16:42 Europe/Tirane
  • Donald Tusk paralajmëron mbi bisedimet e Brexit

Kreu i Këshillit të Evropës ka paralajmëruar mbi çdo lloj kërcënimi dhe moskoordinimi në procesin e largimit të Britanisë nga BE.

Në një fjalim të mbajtur përpara parlamentit evropian, Tusk deklaroi se BE në asnjë mënyrë nuk do të lejojë kërcënimet dhe shantazhet gjatë procesit të largimit të Britanisë. Reagimi i Tusk ka ardhur pas mundësisë së largimit të Britanisë pa nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Londrës dhe BE. Ndër të tjera  Tusk deklaroi se Turqia është shkëputur plotësisht nga realiteti. Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk referuar këtu deklaratës së presidentit Rexhep Tahip Erdogan dhe zyrtarëve të tjerë të lartë turq që e kanë quajtur Holandën mbetje naziste, fashite dhe raciste. Deklarata e tij vjen në kohën kur marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Amsterdamit janë të tensionuara në maksimum dhe në kohën kur Holanda sot voton për të zgjedhur qeverinë e re, rezultat i cili pritet të jetë edhe një test i drejtpërdrejtë për Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në Parlamentin Europian të mërkurën, Tusk tha se Holanda ishte “një vend i lirisë dhe demokracisë”.