Kritikohet vendimi i gjykatës evropiane
(last modified Thu, 16 Mar 2017 07:40:26 GMT )
Mars 16, 2017 08:40 Europe/Tirane
  • Kritikohet vendimi i gjykatës evropiane

Organe të pavarura në Evropë kanë kritikuar vendimin e nxjerrë nga gjykata evropiane e të drejtave të njeriut, vendim që ndalon përdorimin e hixhabit në ambientet e punës.

Kristine Loders kretare e agjencisë federale kundër diskriminimit në gjermani ka thënë se ligji i nxjerrë nga gjykata evropiane do të vështirësojë kushtet e punës për femrat myslimane në të ardhmen në të gjithë Evropën. Myslimanët e Gjermanisë janë ngritur kundër vendimit të Gjykatës Evropiane për ndalimin e përdorimit të hixhabit islamik në krye të detyrës. Gjatë një tubimi në Berlin, myslimanët pasi shprehën keqardhjen për vendimin e gjykatës evropiane kanë thënë se në verdiktin e kësaj gjykate nuk vihet re asnjë shenjë drejtësie. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha punëdhënësve të drejtën t’ua ndalojnë vartësve të tyre mbajtjen e simboleve të dukshme fetare. Ky ishte i pari vendim i saj mbi çështjen e grave që mbajnë shami koke në vendin e punës. Rregullat e brendshme të një sipërmarrjeje, të cilat ndalojnë mbajtjen e çdo simboli të dukshëm politik, filozofik ose fetar nuk përbëjnë diskriminim të drejtpërdrejtë, thuhet në vendim.

 

 

Tags