Lirohen më shumë se 5 pengje të Boko Haram
Forcat e ushtrisë së Kamerunit kanë liruar më shumë se 5 mijë pengje që mbaheshin nga grupi terrorist Boko Haram.
Operacioni për lirimin e këtyre personave është zbatuar në Kamerun dhe Nigeri nga data 27 shkurt deri më 7 mars, thuhet në një njoftim të kanalit Press Tv. Zëdhënësi i qeverisë së Kamerunit tha se personat e liruar janë kryesisht femra, fëmijë dhe persona të moshuar dhe për momentin ata janë dërguar në një kamp strehimi në qytetin Bangi të Nigerisë. Prej vitit 2009 e deri më sot grupi terrorist Boko Haram ka marrë përgjegjësinë për shumë sulme të armatosura dhe terroriste në Kamerun, Çad dhe Nigeri. Në operacionin për çlirimin e pengjeve janë vrarë 60 terroristë dhe arrestuar 21 persona të dyshuar.