Kompanitë japoneze të siguracioneve, drejt Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47170-kompanitë_japoneze_të_siguracioneve_drejt_iranit
Një prej gazetave më të njohura në industrinë e siguracioneve në Azi, njoftoi se kompanitë japoneze të siguracioneve janë shprehur të interesuar për tu futur në tregun e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 17, 2017 04:42 Europe/Tirane
  • Kompanitë japoneze të siguracioneve, drejt Iranit

Një prej gazetave më të njohura në industrinë e siguracioneve në Azi, njoftoi se kompanitë japoneze të siguracioneve janë shprehur të interesuar për tu futur në tregun e Iranit.

Gazeta Insurance Asia News, vë në dukje se 140 kompani në fushën e siguracioneve mes tyre shumë kompani japoneze kanë nisur bisedimet me kompaninë qendrore të siguracioneve në Iran për tu futur në tregun e Iranit. Bisedimet për futjen e kompanive të huaja të siguracionet në Iran kanë nisur menjëherë pas vënies në zbatim të marrëveshjes bërthamore në janar të vitit 2016. Kompanitë që janë më shumë të interesuara për të shtrirë aktivitetin e tyre në Iran janë kompanitë nga Japonia, Gjermania, Anglia, Zvicra dhe Franca. Kompanitë japoneze Tokyo Marine, Smapo dhe Mitsui i kanë propozuar Iranit shumën 200 milion dollarë si garanci për aktivitetin e tyre në Iran. Këto kompani po analizojnë juridiksionin e siguracioneve në Iran me qëllim që të blejnë aksionet e kompanive vendase ose të hapin degë të tyre në Iran.