Erdogan sërish sulmon vendet europiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47228-erdogan_sërish_sulmon_vendet_europiane
Presidenti turk deklaroi se vendet europiane me veprimet e fundit kundër Turqisë treguan fytyrën e vërtetë të demokracisë në këto vende.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2017 15:27 Europe/Tirane
  • Erdogan sërish sulmon vendet europiane

Presidenti turk deklaroi se vendet europiane me veprimet e fundit kundër Turqisë treguan fytyrën e vërtetë të demokracisë në këto vende.

Siç njofton agjencia turke e lajmeve Anatoli, Rexhep Taip Erdogan, duke folur në një miting në Ankara për ndryshimin e kushtetutës, shtoi: “ Niveli i lirisë dhe demokracisë në Turqi është më i lartë se në vendet europiane dhe perëndimore dhe vlerat e demokracisë dhe lirisë për të cilat flasin liderët europianë nuk janë reale”. “Partitë që kanë marrë pushtetin në Europë, vlerat e lirisë dhe demokracisë i kanë zëvendësuar me fashizmin, racizmin dhe urrejtjen”-deklaroi presidenti i Turqisë. Erdogan dënoi aktet e fundit të Gjermanisë, Holandës dhe vendeve të tjera të BE kundër Turqisë dhe deklaroi se ato nuk dëshirojnë një Turqi të fortë, por po bëjnë çmos që Turqia të jetë e dobët dhe e varur nga Europa. Ai përkrahu rikthimin e dënimit me vdekje në Turqi dhe deklaroi se pret që Parlamenti të miratojë kthimin e dënimit me vdekje pas referendumit për zgjerimin e kompetencave të presidentit, i cili do të mbahet më 16 prill. “Familjet e martirëve, heronjve të rënë (gjatë puçit të dështuar ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar) nuk duhet të brengosen. Besoj, me ndihmën e Zotit, se pas votimit të 16 prillit, Parlamenti do të bëjë çmos kur janë në pyetje kërkesat tuaja për dënimin me vdekje”, ka thënë Erdogan në mitingun e transmetuar në televizion, ku ka shtuar se “pa hezitim” do të nënshkruajë ligjin për dënimin me vdekje.