G20 nuk bie dakord me politikat e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47232-g20_nuk_bie_dakord_me_politikat_e_trump
Politika e Trump “Amerika e para” ka përçarë samitin e ekonomive më të mëdha të botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2017 15:35 Europe/Tirane
  • G20 nuk bie dakord me politikat e Trump

Politika e Trump “Amerika e para” ka përçarë samitin e ekonomive më të mëdha të botës.

Ministrat e G20 nuk kanë arritur të bien dakord për vijimin e politikave të tregtisë së lirë. Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, tha qartë dhe prerë se nuk beson në tregtinë e lirë, por në tregtinë e balancuar. Megjithatë Ministrat ranë dakord për të luftuar shmangien e taksave, për masa të ashpra në financimin e terrorizmit dhe forcimin e investimeve private në Afrikë. Ministrat e financave nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë hedhur poshtë angazhimin antiprotektiv pas kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi dy ditor i Ministrave të G20 u mbyll pa rinovimin e zotimit të tyre për të përforcuar tregtinë e lirë. Vitin e kaluar, grupi i 20 ekonomive më të mëdha botërore u zotua për rezistencë ndaj të gjitha formave të proteksionizmit. Por që nga koha kur Donald Trump ka marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi republikani po respekton me fanatizëm politikën e tij “Amerika mbi të gjitha”. Dhe politikat e Trump përfshijnë dënime për kompanitë që prodhojnë produktet e tyre jashtë vendit. Duke folur pas përfundimit të takimit, Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, tha qartë dhe prerë se nuk beson në tregtinë e lirë, por në tregtinë e balancuar. Takimi gjithashtu nuk arriti një marrëveshje mbi disa kushte mbi klimën. Trump ka premtuar tashmë të shkurtojë fondet e mjedisit.