Zbulohet identiteti i agresorit në Paris
Agresori që krijoi edhe një herë panik dhe frikë në Paris të Francës, vend që është përballur disa herë me sulme terroriste, është 39-vjeçari Ziyed Ben Belgacem.
Një kriminel i dënuar më parë e me lidhje me radikalizmin, ai tentoi t’i rrëmbente mitralozin një ushtareje në aeroportin e Orli-së në Francë para se të qëllohej për vdekje nga kolegët e saj. Siç bëri të ditur Prokurori i Parisit, Fransua Molin përpara se të vritej kishte thërritur: Jam këtu për të vdekur për Allahun, do të ketë shumë viktima...”. Vetëm dy orë para ngjarjes kishte plagosur një polic gjatë një kontrolli rutine në një periferi të Parisit e më pas ishte arratisur me një automjet të grabitur. Autoritet franceze bënë me dije se agresori dyshohej për lidhje terroriste dhe shtëpia e tij ishte mes dhjetëra banesave të bastisura në nëntor të 2015-s pas sulmeve ku mbetën të vrarë 130 persona. Aeroporti i Orlisë u rihap pasi qëndroi disa orë i mbyllur, ndërsa gjendja e gatishmërisë në Paris vazhdon të jetë e lartë.