Takimi i ministrave të financave të grupit G-20 në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47262-takimi_i_ministrave_të_financave_të_grupit_g_20_në_gjermani
Ministrat e financave të grupit G-20 së bashku me guvernatorët e bankave qendrore të vendeve përbërëse të këtij grupi, ditën e shtunë kanë mbajtur një takim në Baden-Baden të Gjermanisë. Takimi është kushtuar situatës tregtare në botë dhe politikave ekonomike të qeverisë së Donald Trump presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2017 04:34 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të financave të grupit G-20 në Gjermani

Ministrat e financave të grupit G-20 së bashku me guvernatorët e bankave qendrore të vendeve përbërëse të këtij grupi, ditën e shtunë kanë mbajtur një takim në Baden-Baden të Gjermanisë. Takimi është kushtuar situatës tregtare në botë dhe politikave ekonomike të qeverisë së Donald Trump presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Steve Mnuchin sekretari amerikan i thesarit gjatë këtij takimi ka premtuar se Uashingtoni është i angazhuar për të mos zbatuar politika inkurajuese dhe mbështetëse në fushën e ekonomisë. Burimet informative njoftojnë se Politika e Trump “Amerika e para” ka përçarë samitin e ekonomive më të mëdha të botës. Ministrat e G20 nuk kanë arritur të bien dakord për vijimin e politikave të tregtisë së lirë. Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, tha qartë dhe prerë se nuk beson në tregtinë e lirë, por në tregtinë e balancuar. Megjithatë Ministrat ranë dakord për të luftuar shmangien e taksave, për masa të ashpra në financimin e terrorizmit dhe forcimin e investimeve private në Afrikë. Ministrat e financave nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë hedhur poshtë angazhimin antiprotektiv pas kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi dy ditor i Ministrave të G20 u mbyll pa rinovimin e zotimit të tyre për të përforcuar tregtinë e lirë. Vitin e kaluar, grupi i 20 ekonomive më të mëdha botërore u zotua për rezistencë ndaj të gjitha formave të proteksionizmit. Por që nga koha kur Donald Trump ka marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi republikani po respekton me fanatizëm politikën e tij “Amerika mbi të gjitha”. Dhe politikat e Trump përfshijnë dënime për kompanitë që prodhojnë produktet e tyre jashtë vendit. Duke folur pas përfundimit të takimit, Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, tha qartë dhe prerë se nuk beson në tregtinë e lirë, por në tregtinë e balancuar. Takimi gjithashtu nuk arriti një marrëveshje mbi disa kushte mbi klimën. Trump ka premtuar tashmë të shkurtojë fondet e mjedisit. ‘Përjashtimi i dy çështjeve në komunikatë ishte zhgënjyes’, tha Ministri francez i Financave, Michel Sapin. “Më vjen keq që diskutimet tona sot nuk ishin në gjendje për të arritur një përfundim të kënaqshëm në dy prioritetet absolutisht thelbësore që bota jonë dhe që Franca do të kishte pëlqyer që G20 ti çonte përpara”, tha ai. Megjithatë Ministrat ranë dakord për të luftuar shmangien e taksave, masa të ashpra në financimin e terrorizmit dhe forcimin e investimeve private në Afrikë.