Juncker: Turqia ta harrojë BE-në nëse rikthen dënimin me vdekje
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje në vend.
Por, lidhur me këtë ka reaguar ashpër presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka paralajmëruar Turqinë se në rast të rikthimit të dënimit me vdekje në Turqi, jo vetëm që do të pengohej hyrja e vendit në Bashkimin Evropian, por do të sillte fundin e negociatave mes BE-së dhe Turqisë. "Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit më BE-në", deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën gjermane "Bild". Erdogan paralajmëroi rikthimin e dënimit me vdekje në Parlament menjëherë pas referendumit të 16 prillit, i cili do të rrisë kompetencat e presidentit turk.