Juncker: Turqia ta harrojë BE-në nëse rikthen dënimin me vdekje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47350-juncker_turqia_ta_harrojë_be_në_nëse_rikthen_dënimin_me_vdekje
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 20, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Juncker: Turqia ta harrojë BE-në nëse rikthen dënimin me vdekje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje në vend.

Por, lidhur me këtë ka reaguar ashpër presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka paralajmëruar Turqinë se në rast të rikthimit të dënimit me vdekje në Turqi, jo vetëm që do të pengohej hyrja e vendit në Bashkimin Evropian, por do të sillte fundin e negociatave mes BE-së dhe Turqisë. "Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit më BE-në", deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën gjermane "Bild". Erdogan paralajmëroi rikthimin e dënimit me vdekje në Parlament menjëherë pas referendumit të 16 prillit, i cili do të rrisë kompetencat e presidentit turk.