Tusk shpreh keqardhjen për Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47400-tusk_shpreh_keqardhjen_për_brexit
Kreu i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka shprehur keqardhjen për largimin e Britanisë nga BE.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 22, 2017 01:57 Europe/Tirane
  • Tusk shpreh keqardhjen për Brexit

Kreu i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka shprehur keqardhjen për largimin e Britanisë nga BE.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se prioritet do të jetë dhënia e të gjitha qartësive të nevojshme ndaj rezidentëve të BE-së, bizneseve dhe shteteve anëtare në lidhje me bisedimet që do të kryhen në vazhdim. Në deklaratën e tij, Tusk tha se ndiente keqardhje, por e respektonte vendimin e Britanisë për t’u shkëputur nga BE-ja dhe se donte që “procesi i divorcit” të ishte “sa më pak i dhimbshëm” për Bashkimin Evropian. Një samit i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi “Brexit”-in do të zhvillohet më 29 prill, vetëm një muaj pasi Britania e Madhe të ketë aktivizuar zyrtarisht “nenin 50” të Traktatit të Lisbonës. Takimi do të shfrytëzohet për të rakorduar udhërrëfyesin e ekipit negociator të BE-së, të kryesuar nga Michel Barnier. Takimi i prillit, në të cilin Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë, do të zhvillohet vetëm pak ditë pas raundit të parë zgjedhor të presidencialeve franceze. May tha se shpresonte që bisedimet të nisnin sa më shpejt që të ishte e mundur, edhe pse mendohet se ato nuk do të nisin më herët sesa takimi i prillit të krerëve të 27 vendeve të BE-së, apo përpara rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale franceze të 7 majit.