Shtohet shpërngulja e emigrantëve nga SHBA, në Kanada
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47442-shtohet_shpërngulja_e_emigrantëve_nga_shba_në_kanada
Pas zgjedhjes së Donald Trump në postin e presidentit të SHBA, studimet tregojnë për rritjen e fluksit të emigrantëve nga SHBA drejt Kanadasë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2017 14:24 Europe/Tirane
  • Shtohet shpërngulja e emigrantëve nga SHBA, në Kanada

Pas zgjedhjes së Donald Trump në postin e presidentit të SHBA, studimet tregojnë për rritjen e fluksit të emigrantëve nga SHBA drejt Kanadasë.

Associated Press bën të ditur se në bazë të statistikave të qeverisë kanadeze, një e pesta e emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Kanada janë nga SHBA. Ndërkohë, partitë djathtiste kanadeze i kanë kërkuar qeverisë të ndalë fluksin e emigrantëve drejt Kanadasë, sepse ata përbëjnë rrezik eventual për sigurinë e vendit. Në një sondazh të ditëve të fundit, 46 % e kanadezëve u shprehën se emigrantët nuk përbëjnë asnjë rrezik për sigurinë e vendit. Rreth 36 % e të anketuarve u shprehën se qeveria e Kanadasë duhet t’i pranojë emigrantët dhe t’u japë atyre të drejtën e azilit në këtë vend.