Bashkësia Ndërkombëtare e gatshme për t'i dhënë fund krizës në Siri
Shefja e diplomacisë evropiane ka deklaruar gatishmërinë e Bashkësisë Ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës në Siri.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, ka theksuar gatishmërinë e Bashkësisë Ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës në Siri dhe shtoi se kriza e Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake. Federika Mogherini ka thënë se palët e përfshira në konfliktin e Sirisë tani duhet të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit në Siri në mënyrë të që krijohen kushtet për fillimin e procesit për tranzicionin politik të pushtetit në këtë vend. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian është organizator i konferencës së vendeve donatore për ndërtimin e të ardhmes së Sirisë, mirëpo procesi i negociatave mes palëve nuk do ta ndalë luftën kundër grupit terrorist ISIS.