Takimi i Romës dhe e ardhmja e BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47588-takimi_i_romës_dhe_e_ardhmja_e_be_së
Liderët e BE nënshkruan sot Deklaratën e re të Romës, në formë nderimi ndaj marrëveshjes së 1957-s, e cila i hapi rrugën krijimit të bllokut europian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2017 15:27 Europe/Tirane
  • Takimi i Romës dhe e ardhmja e BE-së

Liderët e BE nënshkruan sot Deklaratën e re të Romës, në formë nderimi ndaj marrëveshjes së 1957-s, e cila i hapi rrugën krijimit të bllokut europian.

Takimi u zhvillua pa Mbretërinë e Bashkuar e cila po përgatitet për ti hapur rrugë  procesit të shkëputjes së vendit të saj nga unioni, një ndarje e cila tronditi themelet e familjes europiane. Deklarata e përbashkët është një program i qartë për 10 vitet e ardhshme të BE dhe i bazuar në 4 pika të mëdha e të rëndësishme; Siguria; Ekonomia; Jeta Sociale e Politika e Jashtme e BE. 60 vjetori i BE u shoqërua me protesta në Romë. 60 vite më parë, dikur vetëm 6 shtete europiane si Italia, Franca, Gjermania Perëndimore, Belgjika, Vendet e Ulëta e Luksemburgu nënshkruan dy Traktatet e Romës, të cilat i dhanë jetë lindjes së Bashkimit Ekonomik Europian. Takimi i Romës vjen në kohën kur kryeministrja britanike Teresa May synon t’i hapë rrugë  procesit të shkëputjes së vendit të saj nga unioni, një ndarje e cila tronditi themelet e familjes europiane, plagët e së cilët liderët po përpiqen t’i kurojnë me shpejtësi. Deklarata e përbashkët është një program i qartë për 10 vitet e ardhshme të BE dhe i bazuar në 4 pika të mëdha e të rëndësishme; Siguria; Ekonomia; Jeta Sociale e Politika e Jashtme e BE.  Objektivi  është një Europë e sigurtë, e begatë dhe e  qëndrueshme, një Europë Sociale dhe e aftë për të qenë më e fortë në arenën botërore. 60 vjetori i BE u shoqërua me protesta në Romë, ku shumë njerëz u mblodhën në sheshet qendrore të kryeqytetit italian për të kundërshtuar shumë aspekte te drejtimit të unionit. Mijëra demonstrues u mblodhën në të paktën  gjashtë mitingje të ndryshme, teksa autoritetet kishin vendosur në terren rreth 5 mijë policë , ku një pjesë e mirë e tyre kanë patrulluar gjithë kohën rrugët në afërsi të institucioneve dhe zonat e përcaktuara si më të rrezikshme. Në deklaratën e re të Romës thuhet se Bashkimi Evropian po përballet me sfida të papara, si në nivel global dhe brenda saj: konfliktet rajonale, terrorizmin, presionet migratore, proteksionizmin dhe pabarazitë sociale dhe ekonomike. “Së bashku, ne jemi të vendosur për t’u përballur me sfidat e një bote që ndryshon me shpejtësi dhe për të ofruar qytetarëve sigurinë tonë dhe mundësi të reja”-deklaruan krerët e 27 vendeve. Sidoqoftë, samiti i 60-vjetorit të Traktatit të Romës ishte më shumë sesa thjesht kremtim paqeje dhe uniteti. Ai përbën një moment kyç për bllokun dhe mënyrën si do ta përvijojë Bashkimi Europian rrugëtimin e tij pas Brexit-it. Në krye të axhendës qëndron propozimi i Europës së disa shpejtësive, i përshëndetur nga vendet më të fuqishme, por një arsye për të shqetësuar anëtarët lindorë dhe qendrorë të unionit. Këta të fundit druhen se nisma do t’i zhvendosë në plan të dytë. Angela Merkel ishte ndër të parët liderë që hodhën idenë e një Europe të tillë në samitin e shkurtit në Valeta dhe nuk vonoi shumë që ajo të merrte përkrahjen e shumë të tjerëve. Sipas këtij propozimi, vendet e bllokut do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë mbi nisma të ndryshme nëse zgjedhin vetë ta bëjnë një gjë të tillë. Po qe se e konsiderojnë nismën në fjalë praktikisht, apo ideologjikisht të papërshtatshme, askush nuk do t’i detyrojë të bëhen pjesë e saj.