Kërkesa e kreut të PE për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Antonio Tajani, kreu i PE ka kërkuar bashkëpunim të vendeve evropiane në fushën e Sigurisë. Kërkesa e kreut të PE u parashtrua pas disa sulmeve terroriste në Evropë dhe sidomos pas sulmit të së mërkurës në Londër.
Kërkesa e kreut të PE tregon shqetësimin në rritje të zyrtarëve evropianë ndaj shtimit të akteve terroriste dhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit në neutralizimin e të tilla kërcënimeve. Ai deklaroi se Evropa po përballet me një situatë të re e cila dominohet nga shtimi i akteve terroriste të grupit ISIS dhe kthimi i radikalistëve dhe ekstremistëve evropianë që më parë kanë luftuar në Siri dhe në Irak. Në realitet kthimi i anëtarëve të ISIS në vendet e tyre evropiane mund të krijojë kushtet për shtimin e akteve terroriste në Evropë. Një çështje e rëndësishme në këtë fushë, për të cilën ka pohuar edhe kreu i PE është mungesa e bashkëpunimit mes shërbimeve të sigurisë të vendeve evropiane. Kërkesa e kryetarit të PE erdhi vetëm pak liderët e BE nënshkruan sot Deklaratën e Re të Romës, në formë nderimi ndaj marrëveshjes së 1957-s, e cila i hapi rrugën krijimit të bllokut evropian. Takimi u zhvillua pa Mbretërinë e Bashkuar e cila po përgatitet për ti hapur rrugë procesit të shkëputjes së vendit të saj nga unioni, një ndarje e cila tronditi themelet e familjes evropiane. Deklarata e përbashkët është një program i qartë për 10 vitet e ardhshme të BE dhe i bazuar në 4 pika të mëdha e të rëndësishme; Siguria; Ekonomia; Jeta Sociale e Politika e Jashtme e BE. 60 vjetori i BE u shoqërua me protesta në Romë. 27 vendet anëtare të BE, pa Mbretërinë e Bashkuar, nënshkruan sot në sallën “Orazi e Curiazi” në selinë e Bashkisë së Romës Deklaratën e Re të Romës. Në këtë sallë 60 vite më parë, dikur vetëm 6 shtete evropiane si Italia, Franca, Gjermania Perëndimore, Belgjika, Vendet e Ulëta e Luksemburgu nënshkruan dy Traktatet e Romës, të cilat i dhanë jetë lindjes së Bashkimit Ekonomik Evropian. Ngjarja vjen në kohën kur kryeministrja Theresa May synon t’i hapë rrugë procesit të shkëputjes së vendit të saj nga unioni, një ndarje e cila tronditi themelet e familjes evropiane, plagët e së cilët liderët po përpiqen t’i kurojnë me shpejtësi. Deklarata e përbashkët është një program i qartë për 10 vitet e ardhshme të BE dhe i bazuar në 4 pika të mëdha e të rëndësishme; Siguria; Ekonomia; Jeta Sociale e Politika e Jashtme e BE. Objektivi është një Evropë e sigurt, e begatë dhe e qëndrueshme, një Evropë Sociale dhe e aftë për të qenë më e fortë në arenën botërore. 60 vjetori i BE u shoqërua me protesta në Romë, ku shumë njerëz u mblodhën në sheshet qendrore të kryeqytetit italian për të kundërshtuar shumë aspekte te drejtimit të unionit. Mijëra demonstrues u mblodhën në të paktën gjashtë mitingje të ndryshme, teksa autoritetet kishin vendosur në terren rreth 5 mijë policë , ku një pjesë e mirë e tyre kanë patrulluar gjithë kohën rrugët në afërsi të institucioneve dhe zonat e përcaktuara si më të rrezikshme.