Francua Hollande paralajmëron për largimin e Francës nga BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47610-francua_hollande_paralajmëron_për_largimin_e_francës_nga_be
Presidenti i Francës ka paralajmëruar në lidhje me largimin e vendit të tij nga Bashkimi Evropian dhe ka deklaruar se heqja e monedhës euro nga përdorimi dhe kthimi përsëri i "frangut" në përdorim, dëmton seriozisht forcën e blerjes së qytetarëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2017 03:36 Europe/Tirane
  • Francua Hollande paralajmëron për largimin e Francës nga BE

Presidenti i Francës ka paralajmëruar në lidhje me largimin e vendit të tij nga Bashkimi Evropian dhe ka deklaruar se heqja e monedhës euro nga përdorimi dhe kthimi përsëri i "frangut" në përdorim, dëmton seriozisht forcën e blerjes së qytetarëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Francua Hollande, presidenti i Francës të shtunën në mbrëmje në takimin e organizuar në Romë me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Bashkimit Evropian, deklaroi se kthimi i frangut francez përsëri në përdorim do të shkaktojë reduktimin e valutave dhe do të dëmtojë seriozisht forcën e blerjes së qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër mbyllja e kufijve të Francës do të bëhet shkak që shumë qytetarë të humbin vendin e tyre të punës. "Anëtarësimi i Francës në Bashkimin Evropian i ka dhënë mundësi këtij vendi që të shfrytëzojë rastin për të përfituar nga kreditë me kamatë të ulët dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak që Parisi të mund të kursejë për çdo vit 30 deri 60 miliardë euro, prandaj heqja nga përdorimi i monedhës euro, do ta privojë Francën nga ky përfitim monetar",- tha ndër të tjera Hollande.