Shpërthim i fuqishëm në Britani: 34 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47620-shpërthim_i_fuqishëm_në_britani_34_të_plagosur
Dy persona janë plagosur rëndë dhe 32 të tjerë lënduar gjatë shembjes së disa ndërtesave në Britani, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2017 09:15 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fuqishëm në Britani: 34 të plagosur

Dy persona janë plagosur rëndë dhe 32 të tjerë lënduar gjatë shembjes së disa ndërtesave në Britani, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi.

Një numër i madh shtëpish u evakuuan menjëherë dhe më shumë se 100 njerëz u zhvendosën në një kishë aty pranë, raporton “BBC”.

Shërbimet emergjente ishin thirrur nga banorët për shkak të një "incidenti të madh" në Wirral, në rreth orës 21:00 , mbrëmjen e të shtunës .

Të plagosurit u dërguan në spitalet e Merseyside dhe Chester dhe North West.

Dan Stephens, zyrtari më i lartë i Shërbimeve të Zjarrit në zonë, tha se shkalla e dëmtimit është e konsiderueshme.