Historike për Hong Kongun, zgjidhet e para kryeministre femër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47668-historike_për_hong_kongun_zgjidhet_e_para_kryeministre_femër
Hong Kongu ka zgjedhur të parën grua udhëheqëse të vendit, e cila është angazhuar të luftojë përçarjen, mes kërkesave për më shumë demokraci dhe protestave për shkak të ndikimit në rritje të Pekinit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2017 04:07 Europe/Tirane
  • Historike për Hong Kongun, zgjidhet e para kryeministre femër

Hong Kongu ka zgjedhur të parën grua udhëheqëse të vendit, e cila është angazhuar të luftojë përçarjen, mes kërkesave për më shumë demokraci dhe protestave për shkak të ndikimit në rritje të Pekinit.

Carrie Lan, 59-vjeçare, pati edhe mbështetjen e qeverisë kineze në Pekin, ndaj dhe konsiderohej gjerësisht si fitimtarja e zgjedhjeve. Shefi i ekzekutivit në Hong Kong nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga vota e popullit, por nga një komitet prej 1.200 anëtarësh i dominuar nga zgjedhës pro Kinës. Hong Kongu vijon të konsiderohet ende pjesë e Kinës, por ka siguruar një shkallë të caktuar autonomie nga Pekini. Në fjalimin e saj të triumfit, Lan tha se “Shtëpia jonë Hong Kongu po vuan nga një përçarje e theksuar dhe serioze, ndërsa ka grumbulluar edhe shumë frustrim. Prioriteti im është të shëroj pikërisht këtë ndasi”.  Ndërsa duke folur në qendrën e konventave të Hong Kongut, ajo tha se mirëpriste dhe inkurajonte spektrin e zërave të ndryshëm, duke dëgjuar mbi të cilat forcën e të rinjve. “Ata janë shpesh në ballë të shoqërisë, duke qenë nismëtarë dhe nxitës të të gjithë shoqërisë për të arritur progres”, tha Lam, e cila premtoi se do të ruante vlerat bazë të Hong Kongut si “gjithëpërfshirja, liritë e shtypit dhe të fjalës, respektimi i të drejtave të njeriut”, si dhe sundimi i ligjit.