Rreth 1 mijë emigrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë
Mars 27, 2017 04:08 Europe/Tirane
Rreth 1 mijë emigrantë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë, mes të cilëve një grua u shpall e vdekur, njoftuan shoqatat SOS Mesdheu dhe Mjekët pa Kufi (MSF).
Rreth 645 refugjatë janë shpëtuar në gomonet dhe varkat prej druri, gjatë gjashtë orëve operacion, nga anija “Aquarius” bashkuar anijeve të tjera të pranishme në zonën e shpëtimit”, theksoi SOS Mesdheu në rrjetin social Twitter. Më shumë se 6 000 persona janë shpëtuar nga anijet e shpëtimit që prej një jave duke e çuar në më shumë se 22 000 numrin e imigrantëve të kthyer në Itali që prej fillimit të vitit.
Tags