Referendumi në Turqi, nisin votimet jashtë vendit
Mars 27, 2017 08:59 Europe/Tirane
Ka nisur procesi i votimeve në doganat e Turqisë, në kuadër të referendumit të 16 prillit, ku qytetarët e këtij vendi do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për disa ndryshime kushtetuese.
Agjencia e lajmeve Anadolu njoftoi se në këto kuti votimi të ngritura në të gjitha pikat doganore të vendit, mund të votojnë persona të cilët janë të regjistruar në regjistrin e zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit. Votimet nisën në orën 08:00 sipas orës lokale, ndërsa qytetarët pasi kalojnë pikën e kontrollit të pasaportave ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Votimet në pikat doganore do të zgjasin deri në orën 17:00 të datës 16 prill, ditë kjo kur do të zhvillohet edhe referendumi.
Tags