Lavrov: Për çlirimin e Mosulit të shfrytëzohet përvoja e Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47714-lavrov_për_çlirimin_e_mosulit_të_shfrytëzohet_përvoja_e_alepos
Ministri i Jashtëm i Rusisë kërkoi që për çlirimin e Mosulit në Irak të shfrytëzohet përvoja e çlirimit të Alepos në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2017 14:03 Europe/Tirane
  • Lavrov: Për çlirimin e Mosulit të shfrytëzohet përvoja e Alepos

Ministri i Jashtëm i Rusisë kërkoi që për çlirimin e Mosulit në Irak të shfrytëzohet përvoja e çlirimit të Alepos në Siri.

Sergei Lavrov, shef i diplomacisë ruse deklaroi se Moska ka kërkuar një takim urgjent të KS të OKB në lidhje me veprimet e SHBA në Mosul. “Ne kërkojmë që përvoja e çlirimit të Alepos të shfrytëzohet edhe në operacionin për çlirimin e Mosulit dhe të evitohet humbja e jetës së civilëve”- deklaroi ministri i Jashtëm rus, i cili ndër të tjera kërkoi nga të gjitha vendet që të koordinohen me Rusinë dhe Sirinë në operacionin për çlirimin e qytetit Raka në veri të Sirisë.